19 Prill 2024

Bajrami: S’ka arsye për zgjedhje

Prishtinë, 25 shkurt - Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Arsim Bajrami, ka hedhur poshtë mundësinë e zgjerimit të koalicionit qeverisës PDK – LDK.

Bajrami ka thënë se aktualisht nuk ka asnjë ndryshim politik dhe, sipas tij, PDK-ja i qëndron marrëveshjes së koalicionit me LDK-në.

Në një intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Bajrami ka theksuar se koalicioni qeverisës është duke funksionuar mirë dhe nuk ka arsye për zgjedhje të parakohshme.

Ai ka theksuar se zgjedhjet parlamentare do të mbahen në 2018-n. Kurse sa i përket demarkacionit me Malin e Zi, Bajrami ka thënë se dy partitë në koalicion duhet të koordinohen dhe të kenë një përgjegjësi të përbashkët karshi këtij procesi.

Bajrami ka theksuar se çështja e demarkacionit është në duart e deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)