29 Mars 2024

Sot mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme në Drenas

Prishtinë, 4 dhjetor - Sot në Komunën e Drenasit mbahen zgjedhjet e Jashtëzakonshme ku qytetarët e kësaj komune do t’iu drejtohen kutive të votimit për ta zgjedhur kryetarin e ri të tyre.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka certifikuar listën e votuesve  e cila përmban 52 mijë e 569 emra të votuesve, me një rritje prej 2 mijë e 338 votues apo 4.45% në krahasim me zgjedhjet e fundit për të njëjtën komunë.

Ky numër votuesish është i shpërndarë në 28 Qendra Votimit me gjithsejtë 72 Vendvotime.

KQZ ka akredituar 853 vëzhgues, të cilët përfaqësojnë: Ambasadë (1); Organizata Ndërkombëtare (3), Organizata Jo-Qeveritare (4); Subjekte Politike (5) dhe Media (14).

Në këto zgjedhje, janë 4 Qendra Votimi më shumë se në Zgjedhjet 2014.

Vendvotimet hapen në orën 07:00 dhe mbyllën në orën 19:00.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)