19 Prill 2024

Kuvendi të enjten zgjedhë bordet e institucioneve të pavarura

Prishtinë, 24 tetor - Të enjten, Kuvendi i Republikës së Kosovës do të mblidhet në seancë plenare, në te cilën do të shqyrtojë disa projektligje, draft-Deklaratën për liberalizim të vizave, do të zgjedhë anëtarët e bordeve të disa institucioneve të pavarura dhe do të zhvillojë një debat.

Kështu vendosi sot Kryesia e Kuvendit, në mbledhjen e përbashkët me kryetarët e grupeve parlamentare, të cilën e kryesoi Kadri Veseli, kryetar.

Në seancën e të enjtes, pas pikave te zakonshme, deklarime jashtë rendit të ditës dhe pyetje parlamentare, do të shqyrtohet draft-Deklarata e Kuvendit për liberalizim të vizave. Seanca do të vazhdojë me shqyrtimin e projektligjeve. Kështu, për herë të parë do të shqyrtohet Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për procedurën përmbarimore, si dhe Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për faljen e borxheve publike.

Për herë të dytë, ndërkaq, do të shqyrtohen tri projektligje: Projektligji për kamatvonesat në transaksionet tregtare, Projektligji për shërbimin mjekësor emergjent, si dhe Projektligji për profesionet e rregulluara në Republikën e Kosovës. Më pas, pritet të bëhet emërimi i anëtarëve të Bordit të Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave.

Me votim të fshehtë, pritet të zgjedhet një anëtar i Këshillit Prokurorial të Kosovës, kryesuesi i Komisionit Shqyrtues në Autoritetin Rregullator për Shërbimet e Ujit, zëvendësdrejtori i Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit, si dhe një anëtar i Bordit të Komisionit të Pavarur për Media.

Në këtë seancë, do të formohet, gjithashtu, Komisioni ad-hoc për përzgjedhjen e një anëtari në Bordin e Ankesave të Komisionit të Pavarur për Media, si dhe Komisioni Hetimor Parlamentar, sipas kërkesës së deputetes Shqipe Pantina, mbështetur edhe nga tetë deputetë të tjerë nga Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, lidhur me Radiotelevizionin e Kosovës.

Në fund të kësaj seance, do të zhvillohet debat parlamentar sipas kërkesës së deputetes Margarita Kadriut-Ukelli, mbështetur edhe nga nëntë deputetë të tjerë nënshkrues, lidhur me detyrimet e mundshme financiare të Kosovës për pretendimet e kompanive që kanë ushtruar padi në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit.

Në mbledhjen e sotme, Kryesia u njoftua me rekomandimin e Komisionit për Buxhet dhe Financa për transferin e mjeteve buxhetore për Radiotelevizionin e Kosovës për periudhën 1 tetor -31 dhjetor 2016, si dhe u shqyrtuan çështje të tjera që lidhen me aspekte të punës së përditshme të Kuvendit të Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)