23 Prill 2024

Presidenti Thaçi pranoi kredencialet e ambasadorit të ri të Norvegjisë

Prishtine 30 shtator - Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot i ka pranuar letrat kredenciale të ambasadorit të ri të Mbretërisë së Norvegjisë në Kosovë, Per Strand Sjaastad, të cilit i ka uruar mirëseardhje në Kosovë.

Presidenti Thaçi ka thënë se Norvegjia është partnere e rëndësishme e Kosovës.

“Norvegjia është kontribuese e madhe jo vetëm në dimensionin bilateral, por edhe në kuadër të organizatave ndërkombëtare që operojnë në Kosovë”, ka thënë presidenti Thaçi.

Kurse, ambasadori norvegjez, Per Strand Sjaastad, ka thënë se do të vazhdojnë t’i përkrahin të gjitha përpjekjet për reforma dhe zhvillim në të gjithë sektorët.

“Norvegjia është vend mik i Kosovës. Do të përkrahim përpjekjet për reforma dhe zhvillim në të gjithë sektorët”, ka thënë ambasadori Per Strand Sjaastad.

Presidenti Thaçi e ka falënderuar ambasadorin Per Strand Sjaastad për përkrahjen e deritashme të Norvegjisë dhe është shprehur i hapur për të thelluar edhe më shumë bashkëpunimin në të ardhmen.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)