26 Maj 2018

Përurohet linja e re përpunuese e perimeve Eurofood

Prishtinë, 14 korrik - Drejtori i misionit të USAID-it James Hope do të vizitojë sot qendrën përpunuese të perimeve Eurofood në Xërxe, ku do të përurojë linjën e re përpunuese. 

Eurofood ka instaluar këtë njësi në objektin e saj të ri në fshatin Xërxe të Rahovecit, me qëllim të zgjërimit të kapaciteteve përpunuese.  

Themeluar në vitin 1999 në Prizren, Eurofood është njëra ndër kompanitë më të mëdha përpunuese në Kosovë, me 40 të punësuar të përhershëm. 

Blerja e linjës së re përpunuese i’u mundësua kësaj kompanie përmes një granti mbi bazën e ndarjes së shpenzimeve nga programi i USAID-it Bujqësia për Zhvillim dhe Mundësi Rurale (AGRO).    

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 Maj 2018

- Komisioni për Rekrutim i Këshillit Gjyqësor të Kosovës organizon mbajtjen e testit kualifikues për kandidatet të cilët kanë aplikuar për pozitën e gjyqtarit në gjykatat Themelore të Kosovës. (Hapësirat e Akademisë Policore në Vushtrri, ora 9:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, merr pjesë në “Lutjet e Mëngjesit” në kuadër të Takimit të Evropës Juglindore “Love Your Neighbor”, të organizuar nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë. (Hotel Plaza, Tiranë, ora 10:30)

- Instituti ATOMI organizon ceremonin e shpërbilimit të më të mirëve të Garës Ndërkombëtare të Matematikës Kangaro. (Salla e Kuqe të Fakultetit të Filologjisë të Universitetit të Prishtinës, ora 14:00)