20 Shtator 2017

Ujësjellësi paralajmëron reduktime të ujit në disa lagje të Prishtinës

Prishtinë, 15 qershor – Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” sh.a. njofton të gjithë konsumatorët se gjatë ditës së shtunë do të ketë ndëprerje të furnizimit me ujë në disa lagje të Prishtinës.

\"Do të ketë punime teknike në rrugën Rexhep Mala ku do të bëhet realizimi i kycjeve në linjën e re në magjistralen e gypit furnizues Fi-450 mm. Për shkak të këtyre punimeve do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm të shtunën që nga ora 04:00 – 19:00 në rrugën Agim Ramadani, lagjen Ulpiana, lagjen e Muhagjereve, Dardania (objektet e mëdha afër Postës dhe Termokosit) dhe një pjesë të lagjes së Spitalit\", thuhet në një komunikatë të kompanisë.
 
Këto punime janë duke u bërë në kuadër të projekteve investive nga KRU “Prishtina” sh.a me qëllim të ngritjes së kapaciteteve që ka.

Kalendari

Ngjarjet e datës 21 Shtator 2017 - Programi "Kërko Drejtësi” i financuar nga Departamenti i SHBA-së në bashkëpunim me Odën e Avokatëve të Kosovës mbajn takimin e fundit të programit D4J. (Hotel Emerald, ora 9:15)

- Drejtori i Misionit të USAID-it Xhejms Houp do të merr pjesë në hapjen e punëtorive të programit të USAID-it për Përkrahje Adoleshentëve pas mësimit të rregullt. (Auditoriumi i Fakultetit të Edukimit, Universiteti i Prishtinës, ora 9:30)

- Kolegji i Shkencave të Aplikuara Teknike “Tempulli” dhe Asociacioni Kosovar i Motorizimit “AMRKS” organizon tryezë diskutimi për shënimin e Ditës Evropiane pa viktima në rrugë. (Ndërtesa e Kolegjit “Tempulli” në Prishtinë,  ora 10:00) 

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi do të vizitojë Komunën e Vushtrisë dhe do të takohet me kryetarin e Komunës Bajram Mulaku. (Ambientet e komunës, ora 13:00)

- Në kuadër të konferencës ndërkombëtare “Kultura dhe Paqja në Ballkan - Roli i Parlamentarëve” zhvillohet aktiviteti “Udha e Paqes”. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 14:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi do të vizitojë Kalanë e Harilaqit, në Fushë Kosovë. (Kalaja e Harilaqit, ora 15:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës ju njofton do ta hapë fushatën zgjedhore për Zgjedhjet Lokale 2017, ku do të prezantojë kandidatët për kryetar komunash. (Salla “1 Tetori” në Prishtinë, ora 17:00)

- Fondacioni Aksioni për Nëna dhe Fëmijë dhe Crimson Capital organizon ngjarjen tradicionale e përvitshme në skenën e filantropisë në Kosovë “Të vallëzojmë për nënat dhe fëmijët – Let’s Dance”. (Duplex, ora 20:00)