23 Shtator 2017

Indeksi i çmimeve të prodhimit, më i lartë për 0.4%

Prishtinë, 9 qershor- Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka përgatitur Indeksin e Çmimeve të Prodhimit për tremujorin e parë (TM1) 2017. 

Indeksi i tërësishem i çmimeve të prodhimit në Kosovë është më i lartë për 0.4% në TM1 2017, krahasuar me TM4 2016. Ngritje më të mëdha sipas degëve të veprimtarive ekonomike vërehen te: nxjerrja e xehes së metalit (8.6%); prodhimi i metaleve (5.3%); prodhimi i pajisjeve elektrike (3.1%); prodhimi produkteve kimike (2.2%); prodhimi i mobiljeve (1.1%); prodhimi i drurit dhe i produkteve të drurit dhe të tapës, përveç mobiljeve: prodhimi i artikujve nga kashta dhe materialeve të gëshetuara – thurëse (0.9%); prodhimi i produkteve të fabrikuara metalike, përveç makinerisë dhe pajisjeve (0.2%); energjia elektrike, gazi, avulli dhe furnizimi me ajër të kondicionuar (0.2%); dhe grumbullimi, trajtimi dhe furnizimi me ujë (0.2%).


Ngritja u neutralizua me rënien e çmimeve te: prodhimi i lëkurës dhe produkteve prej saj (-3.5%) ; prodhimi i produkteve minerale jometalike (-3.0%); prodhimi i pijeve (-2.4%); dhe prodhimi produkteve të gomës dhe të plastikës (-1.9%).  

Ndërkaq, krahasuar TM1 2017 me TM1 2016 çmimet e prodhimit në Kosovë u ngriten në një mesatare prej 0.9%. Ngritje më të mëdha sipas degëve të veprmtarive ekonomike vërehen te: nxjerrja e xehes së metalit (80.4%); prodhimi i metaleve (16.7%); prodhimi i pajisjeve elektrike (2.5%); grumbullimi, trajtimi dhe furnizimi me ujë (1.3%); prodhimi i produkteve të fabrikuara metalike, përveç makinerisë dhe pajisjeve (1.1%); energjia elektrike, gazi, avulli dhe furnizimi me ajër të kondicionuar (1.0%); prodhimi i mobiljeve (0.7%); dhe prodhimi i produkteve kimike (0.4%).

Ngritja u neutralizua me rënien e çmimeve te: prodhimi i mjeteve motorike (të transportit) rimorkiove dhe gjysmërimorkiove (-5.8%); proddhe produkteve prej saj (-3.8%); prodhimi i produkteve të gomës dhe të plastikës (-0.8%); prodhimi i makinerisë dhe pajisjeve  p.k.t (-0.6%); prodhimi i produkteve minerale jometalike (-0.4%); dhe prodhimi i drurit dhe i produkteve të drurit dhe të tapës, përveç mobiljeve: prodhimi i artikujve nga kashta dhe materialeve të gëshetuara – thurëse (-0.4%).  
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 23 Shtator 2017 - Universiteti “Kadri Zeka” bashkorganizator i manifestimit tradicional kulturor, letrar e shkencor “Takimet e Dom Mikelit”. (Stubëll të Epërme të Vitisë, ora 9:00)

- Fakulteti i Komunikim Masiv i Kolegji AAB në bashkëpunim me Departamentin e Gazetarisë dhe Komunikimit - FHF - Universiteti i Tiranës, Università per Stranieri di Perugia, Itali, Departamentin e Letërsisë dhe Gazetarisë - Universiteti i Elbasanit, Departamentin e Komunikimit - Universiteti Bedër-Tiranë, School of Journalism and Public Relations, Shkup dhe Institute of Communication Studies - Shkup, organizojnë Konferencën Shkencore Ndërkombëtare “Historia e medias dhe transformimet mediatike”. (Teatrin AAB “Faruk Begolli” të Kolegjit AAB, ora 10:30)

- Nën përkujdesje të kryetarit të Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri organizohet Akademi Përkujtimore kushtuar luftëtarëve të lirisë, Sebahate Tolaj e Isuf Haklaj. (Amfiteatri i qytetit ‘Istref Begolli’ në Pejë, ora 11:00)

- Komuna e Pjese do të bëj zbulimi i lapidarit të luftëtarëve të lirisë, Sebahate Tolaj e Isuf Haklaj. (Para objektit të policisë së Kosovës në Pejë, ora 12:00)

- Në kuadër të Simpoziumit Ndërkombëtar te Shkencave Shëndetësore mbahet Workshopi me ekspert vendor dhe të huaj i organizuar nga nga Kolegji Heimerer dhe Instituti i Evropës Juglindore për Politika Shëndetësore dhe Sociale. (Swiss Diamond Hotel, ora 13:00)
 
- Pas identifikimit të trupit të pa jetë të Dëshmorit të Kombit Kapllan Ahmeti, SHFD e UÇK - së në Bashkëpunim me Kuvendin Komunal të Skenderajit, organizojn ceremonin e rivarrimit të dëshmorit të kombit Kapllan Ahmeti. (Varrezat e dëshmorëve në fshatin Radishevë, Skenderaj, ora 15:00)

- Federata e Paqes Universale organizon konferencën ndërkombëtare me temë “Kultura dhe Paqja në Ballkan- Roli i Parlamentarëve“. (Kuvendi i Kosovës, salla 506, ora 15:00)




Ngjarjet e fushatës zgjedhore

- Lidhja Demokratike e Kosovës Dega në Prizren, mban Konferencë për Medie. (Zyrat e LDK-së te Shadërvani në Prizren, ora 11:00)

- Kandidati i LDK-së për kryetar komune në Mitrovicë, Safet Kamberi do ta shpalosë programin qeverisës për qytetarët dhe prezantimin e kandidatëve për Asamble Komunale. (Sheshi afër zyrave të LDK-së në Mitrovicë, ora 13:00)

- Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, mban konferencë për media ku do të flet për një nga projektet e radhës për Prishtinën. (Zyrët e Lëvizjes Vetëvendosje! në lagjen Arbëria, ora 14:00)

- Aleanca per Ardhmërinë e Kosovës mban manifestimin qendror të hapjes së fushatës për zgjedhjet lokale të 22 Tetorit 2017.  (Salla “1 Tetori” në Prishtinë, ora 14:00)

- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli do të jetë prezentë në Ferizaj ku do të merr pjesë në tubimin fushatës për zgjedhjet lokale 2017. (Selia e degës së PDK-së në Ferizaj, ora 15:00)

- Partia Demokratike e Kosovës mban takim zgjedhorë në fshatin Rakaj të Ferizajt. (Fshati Rakaj, ora 16:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës shpalosë Platformën për Zhvillim Ekonomik Lokal. (Hotel International në Prishtinë, ora 17:00)

- Lëvizja Vetëvendosje mban tubimin zgjedhor të radhës, në qytetin e Gjilanit. (Teatri i Qytetit, ora 17:00)

- Partia Demokratike e Kosovës mban takim zgjedhorë në fshatin Komogllavë të Ferizajt. (Fshati Komogllavë, ora 17:00)

- Gruaja Demokratike në Gjakovë organizon manifestimin solemnë me rastin e prezantimit të kandidateve femra të cilat garojnë në listen për Asamble Komunale në Gjakove nga Partia Demokratike e Kosovës. (Hotel Pashtriku në Gjakovë, ora 17:00) 

- Partia Demokratike e Kosovës mban takim zgjedhorë me qytetarë të Ferizajt. (Restaurant “Fitorja”, ora 19:00)