29 Maj 2017

Abrashi: Industria e tekstilit pritet të punësojë mijëra punëkërkues

Prishtinë, 20 prill - Sot ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi së bashku me Shoqatën e Kosovës për Marketing të Veshmbathjeve (KAMA) vizitoi disa nga kompanitë kosovare, prodhuese të tekstilit në vend.

Në Pejë ministri vizitoi kompaninë Artatex, e cila brenda një viti arriti të trefishojë numrin e punëtorëve dhe të zgjerohet edhe në lokacione tjera në vend.

Ndërsa në Gjakovë ministri Abrashi vizitoi kompaninë ‘Intertex Kosova’ e cila ka linja të prodhimit për mbulesa të makinave për firma botërore si ‘Volkswagen’, rroba pune për elektricistë dhe çanta lëkure për kompani evropiane me standardet më të larta.

Abrashi e përmbylli vizitën e tij në kompaninë e tekstilit ‘Creative’ që punëson rreth 70 punëtorë, dhe sot kreu eksportin e parë për në BE.

Pasi dëgjoi kërkesat dhe nevojat e këtyre kompanive, ministri Abrashi theksoi se industria e tekstilit ka potencial të jashtëzakonshëm për rritje që në vitet e ardhshme pritet të punësojë disa mijëra punëkërkues.

Përkrahja e MPMS-së për këtë industri do të vazhdojë të bëhet përmes masave aktive, si subvencionimi i pagave, praktika në punë dhe trajnimi në punë. Gjatë muajit maj MPMS do të lansojë ftesën për këto masa nga të cilat synohet të përfitojnë rreth 1000 punëkërkues.

 

Shpėrndaje artikullin:

Prapa
Prishtina International Airport Adem Jashari / Limak Kosovo
Nr. Fl. Nga Statusi
XQ5150AntalyaSCHEDULED 04:52
TK1017Istanbul - AtaturkESTIMATED 08:30
EZS1483GeneveESTIMATED 08:35
TB1651BrusselsESTIMATED 08:50
WK402ZurichESTIMATED 08:55
Nr. Fl. Për Statusi
XQ5151AntalyaSCHEDULED 05:55
JP114FrankfurtSCHEDULED 06:20
OS770ViennaSCHEDULED 07:10
EZS1484GeneveESTIMATED 09:20
TK1018Istanbul - AtaturkESTIMATED 09:25

© Copyright - Agjencia - Ekonomia - 2005 - 2015 - All Rights Reserved | Powered by Refresh