29 Maj 2017

OPEC rrit parashikimin e vlerës së prodhimit të naftës amerikane

Vjenë, 13 prill - Prodhimi i naftës së përpunuar të ShBA-së pritet të rritet me shpejtësi në vitin 2017, pasi vendi ka pompuar më shumë naftë, theksoi të mërkurën OPEC-u në raportin e vlerave të tregut.

Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) tha se prodhimi ditor i ShBA-së për vitin 2017 parashikohet të rritet me 0.54 milionë fuçi në ditë, nivel më i lartë se parashikimi i fundit.

Në takimin e fundit në Vjenë në vitin 2016, OPEC-u vendosi të reduktojë prodhimin e naftës me 1.2 milionë fuçi në ditë për të ribalancuar tregun e naftës. Reduktimi i përbashkët i prodhimit të naftës do të zgjasë për gjashtë muaj.

Rusia dhe 10 prodhues të tjerë jo anëtarë të OPEC-ut ranë dakord për të shkurtuar deri dhe gjysmën e prodhimit.

Çmimi i naftës u rimëkëmb në tregjet ndërkombëtarë për shkak të masave të OPEC-ut që synojnë të forcojnë barazinë e ofertës dhe kërkesës. 

Shpėrndaje artikullin:

Prapa
Prishtina International Airport Adem Jashari / Limak Kosovo
Nr. Fl. Nga Statusi
XQ5150AntalyaSCHEDULED 04:52
TK1017Istanbul - AtaturkESTIMATED 08:30
EZS1483GeneveESTIMATED 08:35
TB1651BrusselsESTIMATED 08:50
WK402ZurichESTIMATED 08:55
Nr. Fl. Për Statusi
XQ5151AntalyaSCHEDULED 05:55
JP114FrankfurtSCHEDULED 06:20
OS770ViennaSCHEDULED 07:10
EZS1484GeneveESTIMATED 09:20
TK1018Istanbul - AtaturkESTIMATED 09:25

© Copyright - Agjencia - Ekonomia - 2005 - 2015 - All Rights Reserved | Powered by Refresh