22 Qershor 2018

ESAN paralajmëron miliona investime dhe 1 mijë vende pune

Prishtinë, 5 prill - Kompania e njohur turke në sektorin minerar ESAN me iniciativë të Ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci ka prezantuar sot para Komisionit Ndërministror mundësitë dhe planet e saj investive në Republikën e Kosovës dhe akterëve tjerë institucionalë që mund të prekin këto investime potenciale.

Në hapje të takimit, Ministri Stavileci tha se hyrja në fuqi e Ligjit për Investime Strategjike, sektori minerar dhe sektorët të tjerë kanë një dritare të re mundësish për investitorët që duan të investojnë këtu, me çka krijohen shumë vende pune.

Kreu i MZHE-së tha se aktualisht është duke u punuar paralelisht në dy iniciativa ligjore mjaft të rëndësishme, të cilat e kompletojnë kuadrin ligjor  të sektorit minerar siç është amandamentimi i Ligjit për Miniera dhe Minerale dhe Ligji për Mbetjet Industriale nga MMPH, çka shkon në drejtim të krijimit të kushteve për investime në sektorin minerar.

Stavileci përsëriti se çdo investim duhet t’i plotësojë tri kriteret kryesore atë ekonomik ambiental dhe mjedisor.

Nga ana e tij, Ministri i Mjedisit dhe planifikimit Hapësinor, Ferat Shala tha se Kompania “ESAAN” ka vite që vepron në këto zona dhe gjatë këtyre viteve ka arritur rezultate të matshme.

Ai tha se është i interesuar t’i gjejë modalitetet e mundshme legjislative që zonat e interesit të jenë të gatshme për investime, qoftë në modelin e investitorit strategjik, qoftë në modelin e investitorëve të tjerë në mënyrë që këto zona të jenë në funksion të shkencës, të hulumtimit por edhe të zhvillimit të vendit.

Më pas, Drejtoresha e ESAN, Serpil Demirel duke prezantuar profilin dhe planet e kompanisë për Kosovë, tha se nëse hulumtimet e rezerva rezultojnë të suksesshme janë të gatshëm të investojnë më shumë se 100 milionë në këtë sektorë.

Ajo tha se me licencat e hulumtimeve që kanë marrë në vendit tonë, po kërkojnë Plumb dhe Zink, pasi çmimet e këtyre metaleve në treg janë rritur. “Në ESAN, politikat lokale të punësimit janë diçka që ne i kushtojmë rëndësi  dhe kudo që ne shkojmë për investime ne punësojmë njerëz nga aty dhe kemi programe speciale edukative për trajnimin e punëtorëve, e veçanërisht përfshirjen e grave”, tha Demirel.

Drejtori për hulumtime në ESAN, Ali Can Akpinar duke prezantuar aktivitetet e kompanisë përgjatë pesë viteve në Kosovë, ka theksuar se këtu kanë parë
potencial, prandaj kanë kryer hapin e parë që ka qenë eksplorimi.

“Në vitin 2015 dhe 2016 ne kemi bërë shpime diku 8 mijë metra në Bellaqicë.


Në këtë periudhë pesëvjeçare ne kemi shpenzuar 5 milion euro. Në hapin tjetër ne kemi marrë harta dhe në kemi parë potencial për plumb dhe zink në tri zona me interes siç janë: Karaqa e Gumnishta (Vushtri) dhe Bresalci (Gjilan)”, tha Akpinar.
 
Sipas tij, në zonën e Gumnishtës kanë parë potencial për Plumb, Zink dhe Argjend ndërsa në Bresalc kanë hasur potencial për Ari dhe Plumb. Akpinar shtoi se ESAN planifikon të investojë 43 milionë dollarë  dhe angazhimin e 410 punëtorëve.

Nismat për investime në këto zona i kanë mirëpritur edhe drejtuesit e komunave ku gjendet këto resurse siç janë Vushtrria dhe Gjilani.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 Qershor 2018 - Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit me kryetarët e grupeve parlamentare. (Ndërtesa e Kuvendit, salla  C-301, ora 9:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në manifestimin për nder të Ditës së Komunitetit Egjiptian. (Ndërtesa e Qeverisë – salla P-31, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media në të cilën do të behët shqyrtimi i Raportit vjetor të Radio Televizionit të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10, ora 10:00)

- Për nderë të Ditës Ndërkombëtare të Shërbimit Civil, Ministria e Administratës Publike, gjegjësisht Departamenti i Administrimit të Shërbimit Civil, do të organizoj takim për shënimin e kësaj dite​. (Salla e Madhe të ish-Pallatit “Rilindja”, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës në të cilën do të diskutohet rreth procesit të anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 10:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:00)

- Në kuadër të “Javës Kundër Korrupsionit” të mbështetur nga Ambasada e SHBA-së në Kosovë, koalicioni i OJQ-ve “Java Kundër Korrupsionit 2017” organizon konferencë për media, për të shpalosur ndikimet e raportimeve të rasteve në kuadër të “Javës Kundër Korrupsionit". (Hoteli Sirius, ora 11:15)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi do të vizitojë Komunën e Kamenicës ku do të takohet me Kryetarin, Qëndron Kastrati. (Komuna e Kamenicës, ora 14:00)

- Në vazhdën e aktivitetit "Ditët e Kuvendit", mbahet takimi i deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës me qytetarë të Pejës. (Teatri profesional “Istref Begolli”, ora 14:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në përurimin e fluturakeve të para të prodhimit të rrymës me erë. (Fshati Kikë, Komuna e Kamenicës, ora 14:00)

- Aleanca Franceze në Prishtinë organizon kuiz muzikor. (Sheshin Zahir Pajaziti, ora 19:00)