29 Mars 2024

Përgatitet plani i lëvizshmërisë urbane në Prishtinë

Prishtinë, 20 janar - Komuna e Prishtinës, së bashku me kompanitë, të kontraktuara nga BERZH, Mott MacDonald dhe Grant Thornton po përgatisin Planin e Qëndrueshëm të Lëvizshmërisë Urbane.

Në këtë mënyrë, do të kuptojmë problemet aktuale dhe do të identifikojmë zgjidhjet e mundshme ashtu që qyteti tu sigurohet qytetarëve të kryeqytetit lëvizshmëri që lehtëson jetën në kryeqytet si dhe sigurohet një transport publik modern, i qëndrueshëm dhe funksional.

Ky plan do të bëhet me përfshirjen e qytetarëve dhe grupeve të interesit në procesin e vendimmarrjes, zbatimit dhe vlerësimit. Do të përfshihet një gamë e gjerë e grupeve të interesit në qytet, si për shembull të rinjtë, lagjet e qytetit dhe komuniteti, sektori i biznesit, dhe ekspertët e fushës.  

Praktikat dhe politikat e transportit, shfrytëzimit të tokës, mjedisit, zhvillimit ekonomik, sigurisë dhe shëndetit, të cilat zbatohen nga niveli lokal dhe qendror, do të integrohen mes vete. Me balancimin e zhvillimit ekonomik, barazisë sociale dhe cilësisë mjedisore, përmes këtij plani do të sigurohet një sistem i qëndrueshëm i lëvizshmërisë në Prishtinë.

Deri në fund të verës së këtij viti, studimi do të përqendrohet në disa detyra kryesore, siç janë:

- Kuptimi i problemit të lëvizshmërisë urbane dhe sfidat e qytetit – do të bëhen 3000 anketa ashtu që ta kemi pikëpamjen e qytetarëve në këtë fushë, dhe ky process fillon në muajin Shkurt;

- Ndërtimi i një vizioni të ri për lëvizshmërinë urbane dhe kornizën me politike mbështetëse;

- Identifikimi i zgjidhjeve të lëvizshmërisë urbane dhe propozimet për qytetin;

- Zhvillimi i SUMP-it, me një plan të veprimit për secilën fazë;

- Konsolidimi i instrumenteve për monitorim dhe vlerësim të planit në vazhdimësi.
Një studim dhe plan i tillë po bëhet për herë të parë, dhe është jashtëzakonisht i rëndësishëm për kryeqytetin, pasi që do të vendosë bazë të fuqishme për rregullimin e transportit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)