20 Korrik 2017

Ngjarjet e datës 22 prill 2017

- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Kullës kushtuar dëshmorit Ismet Rrahmani. (Fshati Açarevë në Skenderaj, ora 10:00)
 
- Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në organizim të përbashkët me Komunën e Prishtinës, FSK-në, FSHMN-në, OJQ-të mjedisore dhe institucionet tjera relevante, do të shënojnë këtë ditë sipas kalendarit të festave zyrtare mjedisore. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 10:00)

 

- Rrjeti i Edukatorëve Bashkëmoshatarë dhe Lëvizja Shkenca për Ndryshim - SFCK, në mbështetje nga Komisioni Evropian organizojnë aksionin kundër ndotjes së ajrit në Prishtinë. (Sheshi Nënë Tereza, ora 10:00)

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, viziton panairin e përgjithshëm dhe ndërkombëtar "Prishtina 2017". (Qendra e Panaireve në fshatin Shkabaj, ora 10:10)

- Kompania Dardania në Ditën ndërkombëtare të Tokës bënë pastrimin e mbeturinave në fshatin Grashticë të Komunës së Prishtinë. (Fshati Grashticë, ora 11:00)

- OVL-UÇK dega në Kaçanik shënon 18 vjetorin e rënies së dy dëshmorëve, Feriz Guri, Komandant Kompanie dhe bashkëluftëtarit të tij Xhevdet Guri në Brigadën 162 “Agim Bajrami”,  të rënë me 22 prill 1999 në Gorancë, komuna e Hanit të Elezit. (Lapidari në vendin e rënies në fshatin Gorancë, komuna e Hanit të Elezit, ora 11:00)

- Organizata “Let’s Do It Kosova” do të organizojë aktivitete në kuadër të Fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën” për vitin 2017, për të shënuar “Ditën Ndërkombëtare të Tokës”. (Hapësira e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, ora 11:00)

 

- Agjencia për Menaxhim të Emergjencave e Ministrisë së Punëve të Brendshme, do të bëj stërvitje me njësitë për kërkim shpëtim me barka, në raste të fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive tjera. (Liqeni i Badovcit në lokacionin përballë urës, rruga që shpie tek kopshti i Ariut Badovc, ora 11:00)
 
- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, viziton panairin "Esnaf". (Prizren, ora 11:45)

- Dega e LDK-së në Deçan, do të shënojë 27-vjetorin e themelimi të saj, e në të cilën do të marrë pjesë edhe Kryetari  i LDK-së, njëherësh dhe Kryeministër i Republikës së Kosovës, akademik Isa Mustafa. (Restoranin “SWISS” në Deçan, ora 12:00)

- Ambasadori i Republikës së Francë në Kosovë, Didier Chabert mban ligjëratë më temë "Diplomacia publike e Francës”. (Kolegji AAB, ora 13:00) 

- OVL-UÇK dega në Kaçanik bën homazhe pranë varreve te dëshmorëve, Feriz Guri, Komandant Kompanie dhe bashkëluftëtarit të tij Xhevdet Guri në Brigadën 162 “Agim Bajrami”. (Varrezat e Dëshmorëve në fshatin Gorancë, komuna e Hanit të Elezit, ora 13:00)

Prapa

© Copyright - Agjencia - Ekonomia - 2005 - 2015 - All Rights Reserved | Powered by Refresh