20 Korrik 2017

Ngjarjet e datës 21 prill 2017

- Sesioni i dytë punues i mbledhjes së tretë të Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim BE-Kosovë. (Salla plenare e Kuvendit të Kosovës, ora 9:00)

 - Mbahet konferenca për media lidhur me hapjen e Qendrës Informative Komunale për Bujqësi në të cilen flasin Drejtori i Bujqësisë, Ferat Makolli, Hysni Thaqi nga Ministria e Bujqësisë dhe Kryetari i Komunës, Shpend Ahmeti. (Ndërtesa e vjetër e Komunës, salla nr. 37, ora 9:00)

- Mbledhja e Komisionit për të Drejtat Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione në të cilën do të behët shqyrtimi i Raportit përfundimtar për Projektligjin për mbrojtjen e femijës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-II, ora 10:00)

- Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami dhe ambasadori i Austrisë, Gernot Pfandler do të marrin pjesë në lansimin e projektit “Heras - Arsimi i Lartë, Hulumtimi  dhe Shkencat e Aplikuara në Kosovë” ku do të bëhet edhe nënshkrimi i Marrëveshjes së Bashkëpunimit mes MAShT dhe ADA-s. (Hotel Sirius, ora 10:00)

 

- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në manifestimin "Dita e komunitetit turk". (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00)

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, merr pjesë në hapjen e Forumit Ekonomik, ku do të jenë të pranishme biznese vendore dhe të diasporës. (Hotel Dukagjini në Pejë, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e II e Kuvendit Komunal të Prishtinës. (Ndërtesa e Kuvendit Komunal, ora 10:00)

 

-  Me rastin e fillimit të aktiviteteve për shënimin e “Javës për Persona të Pagjetur”, Këshilli Organizativ i përbërë nga përfaqësues të Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur dhe shoqatave familjare do të bëjnë homazhe dhe vendosin lule pranë Përmendores dedikuar personave të zhdukur, me pas do të mbajë konferencë për media. (Përballë Kuvendit të Republikës së Kosovës, ora 11:55)

- Bashkëkryesuesit e Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim BE-Kosovë mbajnë konferencë për media e të dy. (Kuvendi i Kosovës, përpara zyrës së kryetarit, 12:30)

 

- Kryeministri Isa Mustafa viziton Aeroportin e Gjakovës. (Aeroporti i Gjakovës, ora 13:00)

- NISMA për Kosovën mban konferencë për medie në të cilën do të flas kryetari, Fatmir Limaj. (Zyrët e NISMA-së, ora 14:00)

- Gecjan Fashion Grup dhe Radio Televizioni 21 organizojnë edicionin e Javës Ndërkombëtare të Modës në Kosovë. (Swis Diamond Hotel, ora 19:00)
 

Prapa

© Copyright - Agjencia - Ekonomia - 2005 - 2015 - All Rights Reserved | Powered by Refresh