23 Maj 2017

Ngjarjet e datës 20 prill 2017

- Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës hap punimet e konferencës 'FSK dhe Partnerët',  në Ministrinë për Forcën e Sigurisë së Kosovës. (Ndërtesa e MFSK-së në kazermen 'Adem Jashari’, ora 9:00)

- Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami do të merr pjesë në konferencën për prezantimin e dokumenteve strategjike  për vlerësim të performancës së mësimdhënësve; Korniza Strategjike për Zhvillim Profesional të Mësimdhënësve, Udhëzimin Administrativ për licencim të mësimdhënësve si dhe dokumente të tjera të hartuara nga MAShT. (Hotel Sirius, ora 9:30)

- Mbledhja e Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Mjedis e Planifikim Hapësinor në të cilin do të prenzatohet raporti vjetor i Agjencisë për menaxhimin e komplekseve memoriale të Kosovës për vitin 2016. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)

- Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, do të mbajë konferencë për media, ku do ta prezantoj raportin e punës së Prokurorit të Shtetit, për vitin 2016. (Ndërtesa e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, ora 10:00)

- Kolegji AAB dhe Universiteti “Near East” nga Qipro, organizojnë “Konferencën e 7-të botërore për Inovacion dhe Shkencë Kompjuterike” dhe“Konferencën e 7-të botërore për Hulumtim, Teknologji dhe Edukim”. (Tetari AAB “Faruk Begolli”, ora 10:00)

- Mbahet ceremona e hapjes solemne e Panairit Ndërkombëtar të Edukimit dhe Panairit Ndërkombëtar të Turizmit dhe Sportit. (Pallati i Rinisë, ora 10:00)

- Mbahet konferenca ndërkombëtare “Bota pas BREXIT dhe Trump”, e cila do të mbledhë personalitete të njohura vendore e ndërkombëtare, duke përfshirë politikanë, ekspertë dhe studiues të njohur të kësaj çështje. (Objekti i UBT-së, ora 10:00)

- Përfqësues të intelektualëve do të prezantojnë të dhëna rreth pëticionit dhe kërkesave  të nënshkruar nga 600 intelektualë të Kosovës, të cilët kërkojnë lirimin e menjëhershëm të Ramush Haradinajt. (Biblioteka Kombëtare, ora 11:00)

- Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë KOMF mban konferencën për media rreth lansimit të studimit krahasues ndërmjet rezultateve të Indeksit të Mbrojtjes së Fëmijëve dhe Raportit të Progresit të BE-së për Kosovën. (Qendra Informative dhe Kulturore të Bashkimit Evropian në Kosovë, ora 11:00)

- Lëvizja FOL organizon konferencë për media, me ç‘rast do të publikohet raporti “Përtej numrave - performanca e Prokurorisë në luftën kundër korrupsionit” për vitin 2016. (Zyrat e Lëvizjes FOL, ora 11:00)

 

- Lëvizja Vetëvendosje organizon tryezën "Situata në sektorin energjetik - prodhim, cmimi dhe investimet afatgjata" me panelistë kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, prof. Naim Hoxha dhe Nagip Krasniqi. (Kuvendi i Kosovës, salla 409, ora 11:00)

- Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami do të vizitoi nxënësit e shkollës 'Gjin Gazulli' të Prishtinës,  gjatë mbajtjes së testit pilotues për  vlerësimin ndërkombëtar PISA. (Universiteti Amerikan, ora 11:00)

- Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës do të bëhet hapja e zyrës  së njësisë së  Bioetikës Mjekësore të Kosovës. (Klinika Infektive, ora 13:00)

- Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale takohet me përfaqësues të sindikatës Unia nga Zvicrra. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 13:00)

- Mbahet ceremonia e promovimit të Librit “Prokurimi Publik në Kosovë - Një Dekadë e Gjysmë”, të autorit  Dr. Sc. Ilaz Duli. (Kolegjin “Riinvest“, Rruga Lidhja e Prizrenit Nr. 42, Prishtinë, ora 13:15)

- Aleanca Kosovare e Bizneseve organizon hapjen solemne të zyrës regjionale në Gjakovë. (Rr.Hysni Dobruna rreth Parkut të Lirisë tek tyrbja e Shpëtimit, ora 13:00)

- Prof. Amnon Carmi, udhëheqës  i  UNESCO Chair in Bioethics do të mbaj ligjëratë nderi me profesorët e Fakultetit të Mjekësisë dhe më mjekët e QKUK-së, me temën “Bioetika në Institucionet Shëndetësore në Shekullin 21”. (Qendra e Telemjekësisë së Kosovës, ora 13:30)

- Kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme, Elmi Reçica dhe anëtaret Puhie Demaku dhe Teuta Rugova, presin në takim shefin e Misionit për Evropë në Asamblenë Paramentare të Frankofonisë, senatorin Jean Paul Wahl.  (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 14:00)

-Kinema shfaq premieren e filmit "The Boss Baby” 3D – I Animuar, komedi autentike dhe origjinale, tërheqës për të gjitha moshat e gjera i cili vetem ne javen e pare te shfaqjes neper kinema, ka fituar mbi 60 milionë dollar. (Kino ABC, ora 15:00)

- Mbahet mbledhja e 3-të e përbashkët e Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim BE-Kosovë. (Salla e mbledhjeve plenare të Kuvendit të Kosovës, ora 16:00)

- Kinema ABC shfaq premieren e filmit “Shpejtësi dhe Çmenduri” 7, që arriti brenda javësh të realizojë një miliard dollarë gjithandej botës, vie një tjetër kapitull i serialit më të popullarizuar “Fati i çmendurisë”. (Kino ABC, ora 17:00)

- Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Arsimit, Shkencës e Teknologjisë dhe Fakultetin e Artit Figurativ të UP-së, hapë Ekspozitën e Porositur ‘Privatësia e Shkelur’.  (Galeria e Fakultetit të Artit Figurativ në Prishtinë, ora 18:00)

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, pret në takim udhëheqësin e delegacionit të Parlamentit Evropian, Tonino Picula, si dhe anëtarët e tjerë të këtij delegacioni. (Kabineti i kryeparlamentarit, ora 18:45)

- Galeria e Ministrisë së Kulturës organizon hapjen e ekspozitës “Passages” e artistit Jean Pierre Romy, e cila përmban tridhjetë punime, prej të cilave 16 janë skulptura dhe të tjerat pikturë. (Galeria e Ministrisë së Kulturës "Qafa", ora 19:00)

Prapa
Prishtina International Airport Adem Jashari / Limak Kosovo
Nr. Fl. Nga Statusi
ST6478London-GatwickARRIVED 23:09
XQ5150PAntalyaESTIMATED 06:10
WK402ZurichESTIMATED 08:25
TK1017Istanbul - AtaturkESTIMATED 08:30
EZS1483GeneveESTIMATED 08:35
Nr. Fl. Për Statusi
ST6479London-GatwickTAKE OFF 23:58
JP114FrankfurtSCHEDULED 06:20
XQ5151AntalyaESTIMATED 07:00
WK403ZurichESTIMATED 09:15
EZS1484GeneveESTIMATED 09:20

© Copyright - Agjencia - Ekonomia - 2005 - 2015 - All Rights Reserved | Powered by Refresh