22 Qershor 2017

Ngjarjet e datës 4 prill 2017

- Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës organizon tryezë pune lidhur me mbikëqyrjen e shpenzimeve financiare të Ministrisë së Punëve të Brendshme. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N-506, ora 10:00)

- Komuna e Gjilanit në bashkëpunim me Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim, Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Ambasadën Italiane, do të nënshkruajnë Memorandumin e Mirëkuptimit për angazhimin e komunitetit në fushën e parandalimit të radikalizimit. (Salla e Kuvendit të Komunës së Gjilanit, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport në të cilen do të behët shqyrtimi i propozimit për ndryshimin dhe plotësimin e Statutit të Universitetit "Ukshin Hoti" në Prizren. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 10:00)

- Lëvizja FOL organizon diskutimin në forumin FOL Hapur, ku i ftuar do të jetë Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi. (Zyret e Lëvizjes FOL, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Punë të Jashtme në të cilen do të behët miratimi i raportit nga Samiti i komisioneve parlamentare për punë të jashtme, miratimi i informatës nga vizita zyrtare në Republikën e Shqipërisë dhe bashkëpunimi me Asamblenë Parlamentare të NATO-së. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00) 

- Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Valon Murtezaj i cili njëherësh është bashkëkryesues i Komisionit të përbashkët për bashkëpunim ekonomik Kosovë-Hungari dhe Levente Magyar, ministër shteti pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Tregtisë të këtij shteti,  do të nënshkruajnë  aktin e protokollit të sesionit të parë komisionit përkatës. (Ndërtesa e Qeverisë, salla Nr. 35, ora 10:30 - vetëm pamje)

- Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, pret në takim ambasadorin e Malit të Zi në Kosovë, Ferhat Dinosha. (Kabineti i kryeparlamentarit, ora 10:30)

- Në shënim të Ditën Ndërkombëtare të Deminimit është planifikuar nga Kompania e Deminimit të FSK-së, KFOR-i dhe Policia e Kosovës, një aksion i përbashkët për shkatërrimin e mjeteve eksplozive. (Poligoni i demolimeve të KFOR-it, në Rahovec në rrugën  Rahovec-Drenovc i Zatriqit, ora 10:30)

- Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Valon Murtezaj dhe Levente Magyar, ministër shteti pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Tregtisë të këtij shteti,  do të mbajnë konferencë të përbashkët me medie. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:50)

- Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku me bashkëpunëtorë, së bashku me kryetarin e Komunës së Podujevës, Agim Veliu do të përurojnë fillimin e punimeve për asfaltimin e rrugës për nevojat e burgut të sigurisë së lartë në Gërdovc. (Gërdovc, ora 11:00)

- Ministrja për Integrim Evropian, znj. Mimoza Ahmetaj raporton para Komisionit për Integrime Evropiane. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 11:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës organizon lansimin e hulumtimit ‘Iniciativa për Integritet Gjyqësor”. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Oda e Afarizmit të Kosovës mban konferencën e parë për media në të cilën do të prezantohet Oda e Afarizmit dhe do flitet për arsyet e themelimit,  funksionimin  dhe objektivat e odës. (Zyret e OAK-së në qytezën Pejton, ora 11:00)

- Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës,Ramiz Kemendi do të mbajë një ligjëratë për studentët e Kolegjit ISPE. (Kolegji ISPE, ora 11:00)

- Mbledhja e komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikqyrjen e Agjencisë kundër Korrupcionit në të cilen do të behët shqyrtimi i raporteve i Komisioneve të përhershme për Projektligjin nr.05/L-118 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit nr.04/L-139 për Procedurën Përmbarimore, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-II, ora 11:00)

- Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci merr pjesë në prezantimin e Kompanisë Esaan nga Turqia, e cila do të shpalos planet e saj për investime në sektorin minerar në Kosovë, respektivisht krijimin e vendeve të punës. (Hotel Emeral, ora 13:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit me kryetarët e grupeve parlamentare. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C-301, ora 13:00)

- Kryetari Shpend Ahmeti do ta prezantojë projektin e ri që ka të bëjë me përmirësimin e kushteve në banesat kolektive ekzistuese. (Tek banesat afër katedrales. ora 14:00)
Prapa

© Copyright - Agjencia - Ekonomia - 2005 - 2015 - All Rights Reserved | Powered by Refresh