Kalendari
Ngjarjet e datës 7 Shtator 2010
- Përfaqësuesit e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë do të bëjnë hapjen e "Qendrës Komunale të Biznesit" të njohur si "ONE STOP SHOP" në Komunën e Istogut. (Objekti i Kuvendit Komunal të Istogut, ora 11:00)
- Lëvizja Fol organizon konferencë për media me rastin e lansimit të fushatës multimediale të projektit Promovimi i transparencës dhe llogaridhënies në investimet publike në infrastrukturën rrugore, si dhe do të prezantoj komunikimin dhe refuzimin nga ana e MTPT-së për qasje në dokumente zyrtare. (Sheshi Zahir Pajaziti, ora 11:00)
- Nënshkrimuhet marrëveshja për financimin e projektit për përmirësimin e furnizimit me ujë në rajonin e Prishtinës. (Ndërtesa e Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave, ora 12:00)
- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla-C-301, ora 13:00)
- Shoqata e Inxhinerëve të Makinerisë të Kosovës në bashkëpunim me Swiss Contact nga Zvicra organizon prezantimin për shfrytëzimin e energjisë diellore me ekspertin Mr. Wolfgang Pfisterer, pronari i kompanisë së energjisë solare në Gjermani. (Ambientet e kompanisë "Proterm" në Veternik, ora 17:00)










