18 Prill 2024

Lagjet e Jashanicës bëhen me rrugë të asfaltuar

Klinë, 24 korrik - Tridhjetë familje të lagjes Kameraj dhe Doqi të fshatit Jashanicë e Epërme të Klinës, së shpejti do të bëhen me rrugë të asfaltuara.

Sot kanë nisur punimet për përgatitjen e rrugës për asfalt 1.3 km e gjatë e cila do të krijoj lehtësi në qarkullim për nxënësit dhe banorët e këtyre dy lagjeve të cilët deri tash kanë kaluar nëpër një rrugë të dëmtuar.

Kryetari i Komunës së Klinës, Sokol Bashota, ka uruar banorët e Jashanicës për ketë projekt dhe ka thënë se gjitha lagjet e fshatit Jashanicë do të behën më rrugë të asfaltuara dhe kanalizim për trajtim të ujërave të zeza.

“Ju kemi përkushtuar fshatit Jashanicë, asfaltimit të rrugëve dhe rregullimin e kanalizimeve për trajtimin e ujërave të zeza për ketë fshat i cili ka dhënë më së shumti në periudhën e luftës. Por jo vetëm në Jashanicë por edhe në shumë lokalitete tjera të Komunës së Klinës po punohet në shumë projekte. Jemi në vazhdimësi të realizimit të projekteve që i kemi premtuar dhe asnjë lagje e fshatit Jashanicë nuk do të mbetet pa rrugë të asfaltuara dhe kanalizim të ujërave të zeza”, ka thënë Bashota.​

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)