23 Prill 2024

KIESA nënshkruan memorandum bashkëpunimi me ARDA

Prishtinë, 18 korrik - Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI), përkatësisht Agjencia për Investime dhe Përkrahje të Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Asociacionin e Agjencive për Zhvillim Rajonal ARDA.

Qëllimi i këtij memorandumi është bashkëpunimi në mes të dy palëve në përgatitjen dhe realizimin e aktiviteteve dhe projekteve specifike relevante të një mjedisi  atraktiv biznesor, si dhe koordinimi i aktiviteteve me qëllim të shmangies së përsëritjes së aktiviteteve të ngjashme ose të njëjta mes KIESA-s dhe ARDA-s.

Nënshkrimi i memorandumit të bashkëpunimit do të bëhet nga drejtori i Përgjithshëm i KIESA-s, Besian Mustafa dhe nga kryeshefja ekzekutive e ARDA-s, Mrikë Macula, ku pas nënshkrimit do të ketë edhe prononcim për media.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)