20 Prill 2024

Të hyrat e tremujorit të parë ishin 459 milionë euro

Prishtinë, 14 korrik - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar raportin për Llogaritë Qeveritare të Kosovës në bazë tremujore. Ky botim paraqet pasqyrën e të hyrave dhe shpenzimeve qeveritare brenda periudhës së tremujorit të parë 2017.

Sipas raportit, shuma e përgjithshme e të hyrave të Qeverisë për këtë tremujor ishte   458.9 milionë euro. 

ASK njofton se pjesën më të madhe të të hyrave e përbëjnë tatimet në prodhime, të cilat paraqesin 54% të totalit të të hyrave, ndërsa pjesa e mbetur e të hyrave është shpërndarë në kategori të tjera të të hyrave.

Nga ana tjetër, në tremujorin e parë 2017, totali i përgjithshëm i shpenzimeve të Qeverisë ishte 368 milionë euro.

Sipas raportit, pjesën më të madhe të shpenzimeve e përbëjnë: kompensimi i punëtorëve (37%); kontributet sociale dhe përfitimet (26%); formimi i kapitalit bruto (15%); dhe konsumi i ndërmjetëm (10%). Ndërsa, pjesa e mbetur e shpenzimeve është shpërndarë në struktura të tjera të shpenzimeve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)