25 Prill 2024

Komuna e Klinës bën meremetimin e 18 shtëpive

Klinë, 14 korrik - Komuna e Klinës ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me organizatën joqeveritare Vorea, për meremetimin, riparimin, ndërtimin e 18 shtëpive ku përfitues përveç komunitetit RAE do të jenë edhe komuniteti shqiptar, serb, boshnjak që janë në gjendje të vështirë socio-ekonomike.

Në emër të komunës së Klinës, marrëveshjen e ka nënshkruar sot, nënkryetari Enver Berisha dhe Violeta Thaçi, koordinatore për banim e kësaj OJQ-je.

Të dy palët janë zotuar se do të zbatohet kjo marrëveshje që bashkëfinancohet nga Komuna e Klinës me 15 mijë euro dhe Vorea me 30 mijë.

Enver Berisha, nënkryetar i Komunës së Klinës, ka falënderuar zyrtarët e kësaj OJQ-je për mundësinë e ofruar dhe ka shprehur gatishmërinë që komuna të jetë pjese e realizimit të këtij projekti pasi qe nevojat janë të mëdha në ketë fushë. “Komuna do të kryej gjitha procedurat e nevojshme”, ka thënë Berisha.

Vesa Batalli, menaxhere e programit, ka thënë se Vorea si implimentuese do të zbatoj në tërësi programin për përmirësimin e kushteve të banimit dhe renovimin e objekteve të banimit duke përdorur praktikat më të mira të modelit të marrë nga partnerët e Zvicrës HEKS dhe SKAT.

Ky projekt është realizuar më sukses që nga viti 2012 e deri me tash ku janë përkrahur 345 familje në komunat Lipjan, Vushtrri, Fushë Kosovë, Ferizaj, Graqanicë dhe Prizren.

Violeta Thaçi dhe Vesa Batalli, kanë falënderuar zyrtarët e Komunës së Klinës për bashkëpunimin e ofruar dhe janë zotuar se do ti përmbahen tërësisht marrëveshjes.

Gjatë këtij viti pritet të behët verifikimi i rasteve që aplikojnë në Komunën e Klinës nga komisioni i përbashkët i komunës dhe Voreo-s e realizimi i projektit nisë në muajin mars të vitit 2018. ​

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)