24 Prill 2024

Këshilli i Investitorëve Evropian organizon Asamblenë e Përgjithshme

Prishtinë, 25 maj - Këshilli i Investitorëve Evropian (KIE) ka organizuar Asamblenë e Katërt të Përgjithshme, ku ka anëtarësuar edhe pesë anëtarë të rinjë, biznese dhe korporata të reja me kapital evropian të cilat operojnë në Kosovë.

KIE aktualisht përbëhet nga 25 investitorë evropian, që punësojnë direkt më shume se 8000 kosovarë me kontrata të rregullta apo si kontraktues të shërbimeve dhe produkteve të tyre.

Qarkullimi aktual i anëtarëve të KIE është mbi 500 milionë euro, ndërsa investimet e anëtarëve të KIE në Kosovë deri më tani arrijnë shumën e mbi 1 miliard eurove.

Ceremonia u hap nga Presidenti i Bordit të KIE, z. Robert Erzin i cili në një fjalë rasti tha: “Që nga viti 2014, Këshilli i Investitorëve Evropian është bërë shoqata më e rëndësishme e biznesit, e cila përfaqëson fuqishëm interesat e investitorëve evropian, duke arritur që të krijoj kanale të fuqishme të bashkëpunimit dhe komunikimit me Zyrën e BE-së në Kosovë, Qeverinë e Kosovës, si dhe të ndikojë në politikat publike, dhe të jetë zëri kryesor i bizneseve evropiane në Kosovë.”

“Krijimi i një platforme të tillë me ndikim zakonisht merr kohë, por që KIE me dialogun e investimeve dhe duke qenë anëtar në shumë platforma të afarizmit dhe pjesëmarrëse në komisione qeveritare në baza të rregullta ka arritur që të luaj rol të rëndësishëm në këtë sferë” tha Erzin.

Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Shkelqësia e saj, Nataliya Apostolova e konsiderojë të rëndësishëm anëtarësimin e anëtarëve të rinjë në KIE, duke thënë që ndikimi i investimeve është tejet i rëndësishëm për ekonominë e Kosovës. Tutje, Apostolova tha: “ Dua ti komplimentoj të gjithë anëtarët e Këshillit të Investitorëve Evropian që e kanë mbajtur Këshillin si shtyllë për ekonominë e Kosovës, ndikimi i investimeve është shumë i rëndësishëm për ekonominë e Kosovës, është zëri dhe adresa për investitorët egzistues dhe ata të rinjë.”

“MSA-ja është shtyllë tjetër e rëndësishme që lidh BE me Kosovën në shumë sektorë dhe në të drejtat në tregti dhe në eksport. MSA është një testament për përkushtimin në agjendën evropiane.  Dje, BE ka vendosur ta vazhdojë bashkëpunimin dhe përkushtimin e saj për reforma ekonomike në Kosovë të cilat nëse aplikohen në mënyrë të duhur ato do të kenë ndikim të madh në ekonominë e Kosovës”, theksoi Apostolova.

Gjatë ceremonisë si formë vlerësimi të anëtarësimit, u shpërndan Certifikata të Anëtarësimit për bizneset vijuese: SIGAL UNIQA Group Austria, Porsche Kosova, Deloitte Kosova, BpB- Banka për Biznes dhe Asseco SEE.

Mal Berisha, Drejtor Ekzekutiv i SIGAL UNIQA Group AUSTRIA tha që është i kënaqur që është pjesë e KIE-së, duke thënë: “Kur kam filluar si drejtor i një nga kompanive më të mira të sigurimit, unë kam menduar që do të jem i përfshirë vetëm në qështje të sigurimeve, mirëpo tani falë KIE-së, përveq titullit drejtor ekzekutiv i SIGAL UNIQA Group Austria, unë jam i angazhuar edhe si anëtarë i Bordit të KIE-së ku jam i involuar në qështje të ndryshme.”

Edhe anëtarët e tjerë të rinjë të KIE-së kanë thënë që është privilegj të jenë pjesë e këtij Këshilli.

Përmes kësaj ngjarje, KIE ka dëshmuar seriozitetin dhe vendosshmërinë për ofrimin e shërbimeve cilësore për Investitorët në eliminim e barrierave kryesore dhe krijimin e një mjedisi më të mirë të të bërit biznes në Kosovë, si dhe që është përfaqësuesi kryesor në Kosovë për investitorët e huaj.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)