20 Prill 2018

MPMS përfiton mbi 7 milionë franga nga Qeveria Zvicerane

Prishtinë, më 21 prill - Ministri i MPMS Arban Abrashi dhe Drejtori i Zyrës Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë, Patrick Etienne, nënshkruan sot në Prishtinë Marrëveshjen për projektin "Rritja e punësimit të të rinjve", faza II, projekt i cili do të zgjasë deri më 31 dhjetor 2020.

Qëllimi i fazës së II të projektit EYE, është që të kemi një treg dinamik dhe social gjithëpërfshirës të punës, që siguron gjithnjë e më shumë vende pune, duke përfshirë vetë-punësimin e të rinjve në Kosovë.

Me implementimin e këtij projekti do të ketë rezultate të cilat u mundësojnë të rinjve të Kosovës  të fitojnë shkathësi adekuate për të rritur punësimin e tyre përmes një sistemi trajnimi të orientuar drejt tregut.

 Do t’ju mundësohet gjithashtu të bëjnë zgjedhje të informuara për karrierë dhe fitojnë më shumë mundësi punësimi me anë të një sistemi të përmirësuar të ndërmjetësimit të punës.

Po ashtu bizneset dhe ndërmarrjet shoqërore do të rriten dhe investojnë në vende të reja pune në sektorë të cilët kanë potencial ekonomik.
 
Për implementimin e këtij projekti Qeveria Zvicerane ka ndarë shumën prej 7,570,000.00 CHF (shtatë milion, pesëqind e shtatëdhjetë mijë franga zvicerane), fonde këto që do të përdoren ekskluzivisht për zbatimin e projektit në bashkpunim me  Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 20 Prill 2018

- Ministria e Shëndetësisë, me mbështetjen e Organizatës Botërore të Shëndetësisë-Zyra në Prishtinë, shënon Ditën Botërore të Shëndetit me temën: “Mbulimi shëndetësor i përgjithshëm: për të gjithë, kudo”. (Ndërtesa e Qeverisë, Salla P-38, ora 9:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, merr pjesë në shënimin e Ditës Botërore të Shëndetit. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P-38, ora 9:00)

- Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj do t’i bashkohet përseri aksionit të komunës së Suharekës për largimin e mbeturinave përgjatë rrugëve kryesore dhe lokale, shesheve dhe hapësirave publike të kësaj komune. (Objekti i komunës së Suharekës, ora 9:30)

- Mbahet Mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal në të cilën do të behët shqyrimit Raportit Vjetor i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë dhe shqyrtimi i Raportit te Projektligjit për Mbrojtjen e Konsumatorit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10, ora 10:00)

- Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, së bashku me përfaqësues e Odës Ekonomike e Kosovës dhe Odës Ekonomike Amerikane do të takojnë bizneset nga rajoni i Pejës në kuadër të kampanjës “Drejtësia dhe biznesi”. (Restorant “Univers” në Pejë, ora 10:00)

 - Zyra e Bashkimit Evropian dhe Ministria e Integrimit Evropian organizojnë prezantimin e 45 përfituesve të granteve të përzgjedhur në raundin XI të projektit të Skemës së Qelizave të Reja për të ndjekur studimet për Master një vjeçar në universitetet e BE-së. (Hotel Sirius, ora 10:30)

 - Ministria e Infrastrukturës do të mbajë ceremoninë e inaugurimit të fillimit të punimeve për ndërtimin e “Rrugës Rajonale R102, Komoran-Skenderaj, Segmenti Komoran-Morinë”. (Fshati Polluzhë te rreth - rrotullimi, ora 11:00)

- Mbahet manifestim për nderë të 70-të vjetorit  të themelimit të SHFMU 'Isa Boletini". (Ambientet e Shkollës 'Isa Boletini' në Isniq, ora 11:00)

- Ministria e Infrastrukturës do të mbajë ceremoninë e inaugurimit të fillimit të punimeve për ndërtimin e “Rrugës Rajonale R102, Komoran-Skenderaj, Segmenti Komoran-Morinë”. (Fshati Polluzhë te​ rreth - rrotullimi, ora 11:00)

- Mbahet konferenca e rregullt javore e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës. (Selia qendrore e LDK-së, te Qafa, ora 11.00)

- Mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Republikës së Kosovës në të cilën do të mbahet debat parlamentar lidhur me Raportin e Progresit për Republikën e Kosovës.. (Kuvendi i Kosovës, ora 12:00)

-  Aleanca Kosovare e Bizneseve mban konferencë për media me temë 'Publikimi i dokumentave zyrtare të Bosnjës dhe Herecegovinës që paraqesin shtet Republikën e Kosovës'. (Zyret e AKB-së, ora 13:30) 

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, do të marrë pjesë në konferencën e organizuar me rastin e pjesëmarrjes së Republikës së Kosovës në edicionin e 16-të të Ekspozitës Ndërkombëtare, Bienalen e Venedikut. (Galerinë Kombëtare të Kosovës, ora 13:45)

- Qendra për Hulumtime Psiko-Sociale dhe Mjekësore organizon 'Evidence Based Future'. (Hotel Grand, ora 14:00)

- Agjensioni i Përkrahjes së Punësimit Kosovë mbanë takimin përmbyllës me 61 punëkërkuesit kosovarë të cilët në fillim të shtatorit do të fillojnë shkollimin dhe aftësimin trevjeçar profesional në profesionin “Përkujdesës/e ndaj të moshuarve” në Gjermani. (Salla e konferencave, objekti i APPK-së, ora 18:00)