28 Mars 2024

Mërgimtarët në Gjenevë të Zvicrës ndihmojnë familjet e pastreha në Viti

Prishtinë, 21 tetor - Shoqata ,,VITIA’’ me seli në  Gjenev të  Zvicrës, në  bashkëpunim me disa shoqata, njerëz të  vullnetit të  mirë, aktivist të  dalluar dhe humanist, organizuan një mbrëmje humanitare në  Gjenevë më 15 tetor 2016,  në një transmetim të drejtpërdrejtë nga  RTV ,,ILIRIA” në Viti.

Me moton “Të bashkuar ta kthejmë shpresën”, shoqata e mërgimtarëve të Komunës së Vitisë në Gjenevë e nisi këtë  aksion humanitar për grumbullimin e mjeteve financiare, me qëllim  ndërtimin e shtëpive për familjet e pastreha në lokalitetet e ndryshme në Komunën e Vitisë.

Mërgimtarët  Vitias shquhen për donacionet e tyre gjatë të  gjitha kohërave, para, gjatë dhe pas luftës, ku kontributi i tyre është i jashtëzakonshëm në të gjitha fushat e jetës. Puna disa mujore, plot përkushtim e vullnet i këtyre aktivistëve vjen nga dëshira e madhe  që atdhetarët  e tyre në Viti  të mos vuajn mjerimin e varfërisë të mbjellë nga lufta apo papunësia por të kenë një jetë sa më normale, sa më  të  mirë, që të mund të edukojnë të ardhmen e tyre -fëmijët, të rinjtë, edhe më mirë!

Këtij motivi sa fisnik aq edhe human, iu bashkuan edhe një pjesë e artistëve shqiptar në Gjenevë e më gjerë , që me pasionin e tyre prej më shumë se 20-vitesh përcjellin-ruajnë-kultivojnë  trashëgiminë e të parëve tanë: të melodive, valleve, këngëve, instrumenteve, kostumeve folklorike dhe mbi të gjitha, të përcjellin dhe  trashëgojnë ndër të rinj -gjuhën shqie.

 Ishte ky pasion  ndër vite, ky kontribut ndër vite, ajo përvojë ndër vite që e bëri çiftin Afërdita dhe Shpejtim Krasniqi të bëhen pjesë e organizimit dhe drejtimit të  kësaj mbrëmje. Ishte bashkëpunimi deri në përkushtimi, deri në detaje teknike i artistëve të “Rapsodëve - Gjenevë” që ndihmuan në çdo situate. 

Pa folur për vlerat e padiskutueshme artistike të çdo pjesëmarrësi në skenë, deri tek i  ftuari special – Xhela, nuk mund të lëmë pa përmendur përkushtimin e  stafit  teknik që realizoi me sukses këtë lidhje të parë, të drejtpërdrejtë  televizive  me  TV Iliria –Viti, si dhe praninë  e regjisores nga Shqipëria - Znj. Mira Bregu.

Këtij aksioni humanitar me moton : KONTRIBUTI  JUAJ  NDRYSHON  JETE, iu bashkangjitën edhe institucionet komunale, partitë politike, bashkësitë fetare, afaristë, sportistë si dhe shoqata të tjera jo qeveritare si brenda ashtu edhe jashtë vendit, duke i  paraprirë kësaj  mbrëmje humanitare të organizuar në Gjenevë të Zvicrës/

Gjatë mbrëmjes, krahas mërgimtarëve të shumtë dhe donatorëve, u  prezantuan edhe Kryetari i komunës së Vitisë  Z.Sokol Haliti dhe  Z.Naim Pira kryesues i Kuvendit Komunal; Zv.Ministri i Diasporës Z. Sahit Krasniqi , Deputeti i parlamentit të Kosovës Z. Sali Salihu, Konsulli i Kosovës në Gjenevë Z. Ramadan Avdiu si dhe drejtues të parlamentit të Komunës së Gjenevës dhe  komunës së Vernies në Zvicër. -Yves Magnin, Rémy Burri, Thery Apothéloz  dhe asamblisti Leutrim Hebibi dhe Sami Gashi.

Kryetari i shoqatës “Vitia”, Xhavit Islami, përshëndeti të gjithë musafirët dhe mërgimtarët në sallë dhe falenderoi këshillin organizativ që punoi me shumë mund për disa muaj. Qëllimi i kësaj  mbramje humanitare është  që:- në Komunën e Vitisë mos të ketë më familje që nuk kanë kulm mbi kokë. Ai  falënderoj kryetarin e komunës së Vitisë si dhe institucionet, shoqatat e tjera që e përkrahën këtë aktivitetet, pasi, sa më të bashkuar që janë institucionet dhe shoqatat aq më lehtë do të sigurohen mjetet e nevojshme për të ndërtuar shtëpitë për familjet e pastreha.

 Kurse kryetari i Vitisë, Sokol Haliti, pasi  përshëndeti  gjithë  përkrahjen e  aksionit të nisur nga shoqata “Vitia”, tha se: - “mërgimtarët nga komuna e Vitisë që janë më të shumtë në Gjenevë si dhe në vendet tjera të shteteve perëndimore në vazhdimësi janë një pasuri e madhe për qytetarët  e Komunës së Vitisë, pasi ata krahas ndihmave për familjet e tyre, ndihmojnë në vazhdimësi edhe familjet e  tjera në nevojë si dhe zhvillimin e përgjithshëm ekonomik në komunë. Gjatë kësaj qeverisje katër vjeçare krahas angazhimeve në projekte tjera të infrastrukturës dhe zhvillimit ekonomik të komunës, këtë vit jemi duke përfunduar ndërtimin e shtëpisë së 42 për familjet e pastreha, që janë ndërtuar në lokalitetet  e ndryshme të komunës, ku pjesa më e madhe e këtyre shtëpive është ndërtuar me donacione nga diaspora.” Ai  theksoi  se institucionet komunale të Vitisë, do të mbështesin këtë aksion dhe do ti qëndrojnë pranë shoqatës deri në përfundimin e tij.

Edhe të ftuar të tjerë në mbrëmje,si  Kryetari i Kuvendit Komunal të Vitisë Z Naim Pira,,Deputeti i Kuvendit të Kosovës Z Salih Salihu, etj. çmuan lart idenë dhe përkushtimin e shoqatës Vitia për punën e bërë deri më tani dhe këtë  mbramje të  veçantë.

 Krahas, institucioneve komunale si dhe atyre qëndrore vendore, aksionin e shoqatës “Vitia’ në Gjenevë, e përkrahën edhe përfaqësuesit institucional të komunës së Gjenevës dhe komunave tjera përreth: - Thery Apothéloz  , kryetar i komunës së Vernies, ka vlerësuar lartë këtë nismë të shoqatës “Vitia’, duke theksuar se kontributi i mërgimtarëve vitias pos në vendin e prejardhjes, ka rëndësi të madhe  edhe në vetë vendin ku punojnë edhe veprojnë, pasi ata ndihmojnë në zhvillimin ekonomik edhe të vetë Gjenevës si kanton.

 Aksionin humanitarë të Shoqatës “Vitia”, e mbështetën edhe organizata dhe shoqata të tjera që veprojnë  në Gjenevë të Zvicrës dhe në Francë, si :- shoqatat “Iliria’ me seli në Sant Julian të Francës, shoqatat “Smira”, “Sllatina” “Skiftraj”,,   ,, “Begunca”,Rinia humanitare e Gjeneves ‘’, ”Universiteti Popullor shqiptar  Gjenevë “,  “Komuniteti Shqiptar Gjenevë” si dhe shoqata të  tjera .

Pos mbrëmjes humanitare ku u grumbulluan rreth 41 mijë franga zvicerane , këshilli organizativ i kësaj mbrëmje , vendosi që ky  aksion të  vazhdoi  deri më 20 dhjetor, ku krahas mjeteve të premtuara nga donatorët në këtë mbrëmje do të bashkohen edhe biznese tjera jo vetëm në Gjenevë por edhe në vende të tjera perëndimore që të grumbullohen sa më shumë mjete për familjet e pastreha në komunën e Vitisë.

Pra, të nderuar bashkëatdhetarë, kudo që jeni, “Mbrëmja Humanitare “ e datës 15 tetor ishte vetëm fillimi i  këtij aksioni humanitar, kontributi dhe solidarizimi juaj  do jetë një mirënjohje e madhe e dhjetra familjarëve në nevojë!
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)