29 Mars 2024

Shpërblehen tatimpaguesit e vitit 2015

Prishtinë, 24 gusht - Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë në bashkëpunim me Odën Ekonomike të Kosovës, Administratën Tatimore të Kosovës dhe Dogana e Kosovës, organizon ceremoninë tradicionale të shpërblimit të tatimpaguesve të vitit për vitin 2015.

Qëllimi i këtij organizimi është që të shpërblehen kontribuesit më të mëdhenj të Buxhetit të Kosovës dhe njëkohësisht të shërbejnë si shembuj për të gjithë tatimpaguesit e tjerë.

Ngjarja do të shërbejë edhe si mundësi për të diskutuar mbi sfidat e natyrës fiskale me të cilat përballet sektori privat. 

Ngjarja mbahet sot duke filluar nga ora 11:00, në Ndërtesën e Qeverisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)