25 Prill 2024

Ndërtohet lagjja e re "Tarracat me diell të Pejës"

Pejë, 20 Gusht - Komuna e Pejës filloi ndërtimin e rrugës që lidh qendrën e qytetit me pjesën veriore të tij, ku do të ndërtohet edhe lagjja e re "Tarracat me diell të Pejës".

Rruga ka një gjatësi prej 777 m, është projektuar si rrugë e kategorisë së tretë dhe do të lidhë lagjen "Asllan Qeshma" me "lagjen Gjermane" (ose fshati Gjerman).

Sipas kryetarit të Komunës së Pejës "ndërtimi i kësaj rruge do të jetë projekti tjetër i rëndësishëm në komunën e Pejës, që ka për qëllim jo vetëm për të ofruar një kushte më të mira të jetesës së qytetarëve të Pejës, por në në këtë rast edhe krijimi i kushteve për investime të konsiderueshme në qytet, tha kryetari i komunës së Pejës, Ali Berisha.

Drejtori i kompanisë Investimeve gjermane, Amia ShPK, z. Hans-Martin Rüter tha se ai është shumë i kënaqur me mbështetjen e institucioneve të vendit në lidhje me këtë investim shumë të madh që kompania e tij është duke e bërë në Kosovë.


"Ne jemi shumë të kënaqur që komuna e Pejës dhe kryetari i saj, zoti Berisha është duke na mbështetur me infrastrukturën e nevojshme dhe detyrat administrative për të përmbushur projektin tonë dhe të fillojmë zbatimin e tij".

Lagja "Tarracat me diell të Pejës" do të ndërtohet në pjesën më të mirë të qytetit të Pejës, në zonën e quajtur "Tabie".


Kjo lagje ekskluzive, e cila shtrihet në një sipërfaqe prej 10 hektarësh, ka 145 shtëpi. Shtëpitë kombinojnë arkitekturën moderne me elemente tradicionale. Ato janë ideale për jetesë familjare dhe janë të mobiluara me pajisje moderne e standardeve më të larta Gjermane.


Duke i disejnuar këto Villa, Amia ShPK është kujdesur edhe për mjedisin dhe gjithashtu planifikon të përdorë materiale natyrore të ndërtimit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)