25 Prill 2024

OEK alarmon situatën e vizave me Kroacinë

Prishtinë, 20 shkurt - Ndryshimi i regjimit te vizave për qytetaret e Kosovës te cilët kane vizën Shengen dhe për ta kaluar transit nëpër Kroaci u nevojiten viza Kroate ishte tema kryesore e takimit në mes të kryetarit të Odes Ekonomike te Kosovës, Safet Gerxhaliu dhe ambasadorit të Kroacisë në Kosovë, Zoran Vodopija.

Bashkëbiseduesit u pajtuar se marrëdhëniet ekonomike ne mes te dy vendeve nuk janë ne nivel te marrëdhënieve politike dhe se ekziston disbalans ne këmbimin tregtar ne mes te dy vendeve.

“Kane qene disa arsye qe e kemi kërkuar një takim te tille. E para është e vërtetë se e kemi avancuar bashkëpunimin dhe sa i përket shkëmbimit tregtar jemi duke u ballafaquar me dy sfida interesante nga njëra ane kemi rritje te importit te produkteve kroate ne Kosovë por ne te njëjtën kohe kemi rënie te eksporteve te Kosovës dhe te produkteve kosovare ne tregun e Kroacisë.\"

\"E dyta është qe kuptohet jemi duke u ballafaquar me sfida te shumta  me vete faktin qe Kroacia nga 1 korriku do te jete ne familjen evropiane dhe neve si Ode Ekonomike na intereson cila do te jete forma e bashkëpunimit pas kësaj date”, ka thënë pas takimit kryetari i Odes, Safet Gërxhaliu. 

Ai ka vlerësuar se  nga vet fakti se shume kompani kosovare kane forcuar partneritet me Kroacinë dhe me siguri nga 1 korriku do te ballafaqohen me një realitet te ri,  i cili po qe se nuk do te analizohet po qe se nuk do te dialogohet do te ketë pasoja duale, do te ketë pasoja për ekonominë kroate dhe biznesin kroat por ne te njëjtën kohe do te ketë pasoja shume te mëdha ne biznesin e Kosovës.

“Përmes një dialogu te tille duhet te analizohet mundësia si mund te shfrytëzohet ky partneritet qe Kroacia te jete një pike ose një kënd i një ure qe e lidh Kosovën me Evropën, jo vetëm ne aspektin tregtar po bashkërisht te krijohet një mundësi e re ne qasje ne fondet strukturale  evropiane, gjetjen e mundësive për implementim te projekteve ne forme te përbashkët dhe mbi te gjitha te materializohet miqësia dhe raportet e mira qe i kemi mes dy shteteve mike te cilat shtete i lidh e kaluara e sotmja dhe dua te besoj edhe e ardhmja”, ka thënë Gërxhaliu.

Kreu i OEK-u u ndal ne një informate, te cilën e quajti shokuese - informatën  qe  shengeni ka bere presion te madh ne qeverinë kroate dhe mundësia e lëvizjes dhe dhënies se vizave për ata kosovar qe i kane pas vizat Shengen është vështirësuar  edhe me tepër.

“Apeluam te ambasadori qe te përdor autoritetin e vet qe te gjendet një modalitet për te dal nga një situate e tille. Është e vërtet se presionet evropiane janë shume te mëdha ne qeverinë kroate dhe ne ambasadë por ne te njëjtën kohe është edhe një sfide tjetër qe krahas vështirësive me te cilat ballafaqohet komuniteti i biznesit kosovar dhe popullata është shtuar edhe rendi i pritjes te ambasada kroate këtu ne Prishtinë”, tha Gërxhaliu.

Ambasadori Vodopija vlerësoi se marrëdhëniet ekonomike ne mes te Kosovës dhe Kroacisë nuk i përcjellin marrëdhëniet shume te mirat politike. Këmbimi i tërësishëm me 2011 ishte 66 milion euro,  prej tyre Kroacia ka eksportuar ne Kosove 64 milion, ndërsa ka importuar vetëm 2 milion euro.

\"Ne në bashkëpunim me institucionet e Kosovës dhe OEK-un jemi te angazhuar qe te ndryshojmë këtë gjendje dhe qe mos te eksportojmë vetëm ne Kosove por edhe te krijojmë kushte qe Kosova te eksportoj ne Kroaci. Ne këtë drejtim duhet gjetur prodhimet adekuate te cilat mund te shiten ne tregun e Kroacisë”, tha ambasadori Vodopija. 

Problem edhe me i madh, sipas tij  do te jete periudha  pas 1. Korrikut kur Kroacia behet anëtare e UE, pasi qe Kroacia automatikisht nuk është me anëtare e CEFTA-së qe do te ndikon ne ngritjen e barrierave doganore prej 10 për qind.

Ai theksoi se institucionet e Kroacisë se bashku me ato te Kosovës janë duke analizuar mundësitë qe te gjenden zgjidhje te cilat do ta parandalonin efektin e tille te ndryshimeve qe pasojnë pas hyrjes se Kroacisë ne UE.

Duke iu referuar ndryshimeve ne sistemin e vizave ambasadori Vodopija tha se te gjithë qytetaret e Kosovës te cilët kane vizën Shengen nga fillimi i shkurtit duhet te kërkojnë edhe vizën Kroate për te kaluar neper Kroaci.
“Kroacia ka obligim qe tre muaj para datës se anëtarësimit te plote ne UE te harmonizoj regjimin e vizave me regjimin e UE . Njëkohësisht qytetaret e Kosovës te cilët kane qëndrim ne ndonjë vend te zonës se Shengenit kane te drejte te transiti neper Kroaci pa nevoje për vize  te Kroacisë”, tha ambasadori Vodopija.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)