20 Prill 2024

Kosova pranohet zyrtarisht anëtare EPEC

Prishtinë, 7 dhjetor - Republika e Kosovës nëpërmes Departamentit Qendror për Partneritet Publiko Privat (PPP) në Ministrinë e Financave, që nga 19 nëntor, 2012, është pranuar zyrtarisht anëtare me të drejta të plota në Qendrën Evropiane për Ekspertizë në Partneritet Publiko Privat (EPEC). 

EPEC është themeluar nga Banka Evropiane e Investimeve (EIB) dhe Komisioni Evropian më 16 shtator 2008.

Qëllimi kryesor i kësaj qendre është ngritja e kapaciteteve organizative në sektorin publik në mënyrë që të lehtësojnë punët e Departamenteve të PPP-së në implementimin e projekteve të kësaj natyre.

Deri më tani EPEC ka 37 anëtarë, përfshirë këtu EIB dhe Komisionin Evropian. Të gjithë anëtarët tjerë janë autoritete të ndryshme qendrore përgjegjëse për fushën e PPP-ve në shtetet përkatëse.

Anëtarësimi është i kufizuar për autoritetet publike të PPP-ve në shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, vendet kandidate dhe vendet e tjera të Evropës.

Si anëtare e plotë Departamenti Qendror për PPP do të mund të kontribuoj në grupet punuese të EPEC, si dhe të bashkëpunoj më ngushtë me shtetet tjera anëtare të cilat kanë eksperiencë në PPP për më shumë se 30 vite, në sektorë të ndryshëm të ofrimit të shërbimeve dhe infrastrukturës publike përmes sektorit privat.

Pranimi i Departamentit Qendror për PPP në EPEC është rezultati i përparimit të arritur nga Republika e Kosovës në zhvillimin e kornizës institucionale dhe ligjore të Partneritetit Publiko Privat, që është në përputhje me standardet dhe politikat e BE-së për prokurim publik.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)