28 Mars 2024

Japonia mbështet krijimin e hartave topografike digjitale të Kosovës

Prishtinë, 2 nëntor - Pas përmbushjes së projektit për pajimin e kompanive regjionale të mbeturinave me 43 kamionë kompaktorë, Agjensioni Japonez për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA) do të vazhdojë të ndihmojë Qeverinë e Kosovës duke siguruar makinerinë dhe asistencën teknike për krijimin e hartave topografike digjitale të Kosovës.

Përfaqësuesi JICA’s, Akihito Sanjo, zëvendësministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ilir Mirena dhe kryeshefi ekzekutiv i Agjensionit Kadastral të Kosovës, Murat Meha, nënshkruan marrëveshjen për fillimin e projektit për mbështetjen e “Planit Hapësinor të Kosovës” me harta të sakta topografike urbane dhe një hartë kombëtare.

Në kuadër të reformës së administratës publike, Qeveria e Kosovës në të ardhmen do të paraqesë instrumentin E-qeverisja, ku qytetarët do të kenë mundësi t’u qasen shërbimeve publike dhe informatave tjera përmes internetit. Si pjesë e këtij projekti është edhe zhvillimi i sistemit informativ gjeografik.

Me kërkesë të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Qeveria e Japonisë, përmes JICA’s do të ofrojë mbështetje për krijimin e hartave të shkallës 1:25000 të hartës kombëtare, 1:5000 të hartës topografike urbane dhe të dhënat për sistemin informativ gjeografik.

Projekti përveç përgaditjes së hartës digjitale topografike, parasheh edhe zhvillimin e resureseve njerëzore për informacionet gjeohapësinore. Vlera e këtij projekti është rreth 4 milionë euro.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)