19 Prill 2024

Turqi, themelohet fondi i diasporës për investime në Kosovë

Bursë, 30 maj - E organizuar nga Ministria Diasporës ne Partneritet me Ministrin e Punëve te Jashtme të Kosovës, APIK-un dhe Oden Ekonomike te Kosovës ne Bursa te Turqisë u organizua një konferencë për joshje te diasporës dhe promovim te investimeve në Kosovë ku edhe u themelua fondi i diasporës për investime në Kosovë.

Përveç takimeve me komunitetin e biznesit delegacioni Kosovar i udhëhequr nga Naim Dedushaj pati takime të shumta edhe me struktura të nivelit lokal dhe qendror dhe një kontribut të veçantë në organizim dhe ne nivelin e kësaj konference dha edhe ambasada e republikës së Kosovës në Turqi dhe si dëshmi e këtij aktiviteti dhe angazhimi është edhe prania e zv.Ambasadorit Guner Ureya i cili gjatë tërë kohës ishte i pranishëm në të gjitha takimet e organizuara me këtë rast.

Në konferencën që u mbajt me komunitetin e biznesit nga Bursa dhe me Diasporën Kosovare nga ky vend ishin të pranishëm me se 400 biznesmenë të cilët qofte për hir të bizneseve afariste qoftë nga fakti se i kishin prejardhje shqiptare ishin mjaft te interesuar për informacionet nga dora e pare, për mudësitë e  shumta qe ofroheshin sipas informacioneve te APIK-ut.

Në emër te Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Ministrit Ibrahim Makolli të pranishmeve iu adresua Naim Dedushaj i cili me këtë rast shprehu falënderimet e thella për shtetin Turk dhe popullin Turk për ndihmën dhe kontributin e dhënë për zhvillimin pozitiv proceseve ne Kosove në periudha të ndryshme qoftë para lufte gjatë lufte dhe shpresojmë edhe për të ardhmen e ndritur të Kosovës.

Ai poashtu theksoi se mu për hir të rëndësisë dhe kontributit që ka dhënë diaspora Kosovare në shumë procese të rëndësishme është themeluar Ministria e Diasporës së Kosovës me qellim te mbështetjes institucionale dhe tejkalimit të barrierave me të cilat ballafaqohet Diaspora jonë.

Po ashtu ai theksoi se është obligim institucional se përkushtimi ndaj diasporës do të jetë shumë me i madh në të ardhmen pasi që Kosova ka nevojë jo vetëm për pasuri ne aspektin material por mbi te gjitha për transferin e teknologjisë ,bartjen e sistemit Know-how edukimin e tyre dhe mbi te gjitha përmes tyre te barten dhe promovohen vlerat e Kosovës si parakusht i përmirësimit të imazhit të saj.

Kryetari i Odes Ekonomike të Kosovës falënderoi MeD për këtë organizim dhe njëherit falënderoi Oden ekonomike te Bursës që e organizoi këtë Konference për promovim të Investimeve dhe për avancim të partneritetit mes të dyja shteteve dhe në mes të dyja Odave Ekonomike. në veçanti Gërxhaliu falënderoi kryetarin e Odes Ekonomike për mundësinë qe iu dha qe te iu adresohet Kuvendit te Odes së Bursës që është instanca me e larte e njërit nder qytet me e zhvilluara industrialist në Turqi.

Gërxhaliu këtij kuvendi të nderuar dhe pjesëmarrësve në këtë konferencë me fjalitë e Ataturk të cilat i citoi nga viti 1923 ku thoshte Turqia e re për të rritur në pozicionin që e meriton patjetër rendësin e parë duhet te ia japë zhvillimit ekonomik dhe besueshmërisë ne te . Koha e sotme është kohë e ekonomisë.

Sipas Gërxhaliu kjo është mu ajo që i nevojitet Kosovës sepse mbi të gjitha prioritet duhet të jetë ekonomia dhe prosperiteti ekonomik i Kosovës.

Me pastaj ai para këtij kuvendi të lartë theksoi se fitoret politike dhe ushtarake sado që të jenë te mëdha nëse nuk mbështeten në fitore ekonomike nuk mund të jenë të qëndrueshme dhe Brenda një kohe të shkurtër ato shuhen.

Prandaj jemi këtu që të ofrojmë partneritet, nuk kërkojmë lëmosh por ofrojmë mundësi për bashkëpunim dhe partneritet në baza të interesit reciprok Jemi dy shtete mike që nuk kemi çështje politike te hapura prandaj bashkëpunimi ekonomik i ka dyert e hapura.

Njëri ndër pjesëmarrësit e këtij takimi madhështor ishte edhe biznesmeni me origjinë nga Kosova Fahretin Gylener i cili është pronar i një numri të madh të fabrikave dhe ka të punësuar më tepër se dy mije vetë dhe me vete kishte sjelle shumë industrialist te Bursës dhe më gjerë që kishin shprehe interesim për te investuar në Kosovë.

Ai theksoi se është koha kur duhet ekonomia Kosovare të mbështet dhe mbi e gjitha rekomandoi që Kosova të mos jetojë në ëndrra por në realitet e realiteti i Kosovës është zhvillimi i shpejte ekonomik.

Ai tregoi gatishmërinë e tij dhe të kolegëve për të investuar në Kosovë dhe e shprehu për herë të parë idenë për themelimin e një fondi inventivë  i përbëre nga bizneset më të fuqishëm të Bursës për të investuar në Kosovë.

Gjatë qëndrimit në Bursa delegacioni në fjalë vizitoi edhe qendrën e aftësimit profesional Butgem në të cilën për here të parë janë duke u aftësuar në periudhë kohore 3 mujore 20 te rinj e te reja nga Kosova tradite që do të vazhdohet në të ardhmen sepse edukimi është investimi me i qëlluar për gjeneratat e reja të Kosovës.

Në kuadër të kësaj qendre janë të kërkuara edhe nga vendet e zhvilluara evropiane dhe vetëm javëve te fundit në këtë qendër ka pasur vizita të shumta nga Gjermania për të marr punëtor të kualifikuar nga kjo qendër e rëndësishme.

Ky është edhe një kontribut për Kosovën që vërtet armatën e re të të papunëve ta edukoje riaftësoje, dhe me vlerat e tyre profesionale të krijohen vende të reja të punës në Evropë dhe më gjerë.

Në përgjithësi ka qenë një konference që zgjoi interesim edhe te mediat vendore si dhe te opinion ekonomik dhe industrial mbi të gjitha suksesi i tillë obligon që këto konferenca të jenë më të shpeshta sepse vërtet Turqia është një potencial i pa shfrytëzuar me potencialet që posedon ,niveli i zhvillimit ekonomik dhe thesarin që ka Kosova me mërgatën shqiptare në këtë vend duhet shfrytëzuar. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)