25 Prill 2024

Banka Ekonomike me objekt të ri në “Swiss Daimond”

Prishtinë, 28 maj - Banka Ekonomike të hënën ka hapur edhe një lokacion te ri për klientët e saj. Kjo Bankë tani selinë qendrore e ka bartur në objektin e Hotelit “Swiss Daimond”, që gjendet në sheshin “Nenë Tereza” në Prishtinë. Në hapjen e objektit të ri të Bankës Ekonomik ishin të pranishëm njerëz nga politika dhe biznesi, kurse shiritin përurues e preu kryetari i bordit të Bankës, Selim Pacolli dhe drejtori i përgjithshëm Ilir Aliu.

Drejtori i përgjithshëm Bankës Ekonomike, Ilir Aliu, ka falënderuar të pranishmit dhe ka bërë të ditur se Banka Ekonomike do të vazhdojë investimit e saja, që kanë për qëllim zhvillimin ekonomik të Kosovës.

“Banka Ekonomike do të vazhdoj me investime jo vetëm të kësaj natyre, por gjithashtu edhe në zhvillimin e produkteve të reja financiare, ofrimin e shërbimeve sa më të mira klientëve, e mbi të gjitha do të vazhdojë të reflektoj ‘stabilitet financiar” në Kosovë”, ka thënë Aliu.

Ai ka bërë të ditur se Banka Ekonomike ka shënuar rritje vazhdueshme në afarizmin e saj si bankë vendore, e cila deri më tani është treguar shumë e suksesshme.

“Qëllimi ynë kryesor është të kultivojmë edhe me tutje besimin që kemi nga klientët tanë , si një bankë vendore më të cilën mund të bëhet një afarizëm i suksesshëm dhe në të cilën mund të mbështeteni”, ka potencuar drejtori Aliu.

Banka Ekonomike është njëra ndër bankat e para të licencuara pas luftës në Kosovë. Qysh nga 28 Maj 2001, Banka Ekonomike i hapi dyert për klientët e saj dhe nga ajo kohë banka ka operuar me sukses. Sot, Banka Ekonomike ka një rrjet prej 49 zyrave bankare dhe mbulon gjithë territorin e Kosovës. Banka Ekonomike është bankë me kapital vendor, aksionarë të kësaj banke janë kompani të suksesshme vendore, me eksperiencë ndërkombëtare dhe vendore.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)