23 Prill 2024

Nis gara për guvernator

Prishtinë, 8 janar - Ka nisur gara se kush do të bëhet guvernator i ri i Bankës Qendrore të Kosovës.

Shumë figura të njohura politike dhe akademike kanë filluar t’i bëjnë përgatitjet për të konkurruar.

Përveçqë po lobojnë për t’u hyrë në hatër krerëve të institucioneve qeveritare në vend, disa pretendentë kanë trokitur edhe në dyert e institucioneve financiare ndërkombëtare për të marrë bekimin e tyre.

Bankës Qendrore të Kosovës pritet t’i ndërrohet shefi.

Gani Gërgurit, i cili e ka udhëhequr këtë institucion deri më tani, po i përfundon mandati.

 

Pa u bë as dy vjet të plota ai që u bë guvernator pas arrestimit të ish kreut të BQK-së, Hashim Rexhepi, duhet t’i hyjë garës edhe njëherë për këtë pozitë.

Tashmë, konkursi për guvernatorin e ri është hapur dhe deri në 21 janar është afati i fundit kur kandidatët mund ti’ dorëzojnë aplikacionet e tyre.

Por, për të marrë këtë detyrë, gazeta Express mëson se shumë figura të njohura politike dhe akademike kanë filluar t’i bëjnë përgatitjet shumë kohë më herët. 




 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)