19 Prill 2024

USAID-i e Transferon Zyrën Rajonale Kontraktuese në Kosovë

Prishtinë, 30 korrik - Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Christopher Dell së bashku me Drejtoreshën e Misionit të USAID-it në Kosovë, Maureen A. Shauket e hënën bën inaugurimin e Zyrës Rajonale Kontraktuese në Prishtinë.

Objekti i ri e kompleton transferin e punëve kontraktuese nga Qendra Regjionale e Shërbimeve në Budapest në Zyrën e re në Prishtinë.
Hapja e Zyrës Kontraktuese në kompleksin e Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë shënon një arritje të rëndësishme në përkushtimin e Qeverisë Amerikane për popullin e Kosovës dhe Ballkanin. Zyra Rajonale Kontraktuese do të jetë përgjegjëse për menaxhimin e më shumë se 120 shpërblimeve me vlerë prej $713 miliona dollarësh.

Ky transfer do të sistemojë procedurat kontraktuese të USAID-it meqë zyra do të jetë e vendosur në një rajon ku aktualisht ofrohet pjesa më e madhe e ndihmës së USAID-it në Evropë. Nga ky objekt i ri do të përfitojnë edhe qytetarët e Kosovës sepse kështu do të rritet imazhi i Kosovës në nivel ndërkombëtar dhe do të krijohen vende të reja të punës. Gjer tani, me hapjen e zyrës së re janë punësuar gjashtë punëtorë vendorë, profesionistë në fushën e kontraktimit, njofton përmes një komunikate USAID.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)